Lajme Shqip Tuesday, 17 May 2011 17:39

Prishtinë – Pas kritikave që i ka bërë në adresë të EULEX-it, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka thënë se kritikat kanë qenë me qëllimin që të punojnë më shumë, të përmbushin mandatin dhe pritjet e institucioneve dhe qytetarëve.

Rexhepi ka thënë se kritikat që I ka bërë ndaj EULEX-it, kanë qenë vetëm që të punojë më shumë.

Ndërsa rreth pyetjes se a janë dakorduar me EULEX-in për kthimin e  gjyqtarëve dhe prokurorëve në pjesën veriore të Kosovës, Rexhepi ka thënë se ky dakordim ka ekzistuar, por ende janë duke biseduar format se si do të  veprohet më tutje

Ndërsa shefi i misionit EULEX në Kosovë, Ksavier de Marnak, e konsideron si shumë të rëndësishëm bashkëpunimin me institucionet policore të Kosovës në luftën

“Siç e dini, ne jemi atje të mbështesim institucionet e Kosovës dhe e bëjmë këtë në baze te rregullave. Ne jemi zyrtar policor në stacione policore, ne jemi zyrtar policor në kufi, ne jemi gjithashtu në gjykatë dhe prokurori që punojmë se afërmi me gjykatës dhe prokuror vendor. Çfarë është e rëndësishme siç tha edhe ministri është që të konsolidojmë sundimin e ligjit në Kosovë dhe e bëjmë, në punojmë bashke dhe mendoj se do vazhdojmë të punojmë së bashku në të ardhmën”, ka thënë Marnack.

Ndërsa duke folur rreth kthimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve në pjesën  veriore të Kosovës, Marnak tha se qëllimi i misionit të tij është të kthehen gjykatësit dhe prokuroret vendor. Ai thotë se në lidhje me këtë janë duke  u angazhuar dhe do provojmë kthimin e tyre në të ardhmen.

Marnak ka bërë të ditur se pas 2 javësh do të udhëtojë në Beograd dhe sipas tij kjo është njëra ndër çështjet që diskutohet.