Lajme Shqip Monday, 16 May 2011 18:08

Prishtinë – Kryetari i Komisionit Evropian, Zhose Manuel Baroso do të vizitojë këtë javë Prishtinën.

Gjatë vizitës së tij të parë në Kosovë, Baroso të premten do të takohet me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe me kryeministrin Hashim Thaçi.

Është paralajmëruar që kreu i Komisionit Evropian të vë gurthemelin për ndërtimin e Kuvendit Komunal të Graçanicës, për nevoja të administratës dhe këshilltarëve të dalë nga zgjedhjet lokale në Kosovë.