Lipjan – Ndonëse Blerim Limani, që ka fituar në vitin 2009 mandatin të jetë këshillëtar komunal nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Lipjan, është i dyti prej këshilltarve më pasivë, kjo i është “shpërblyer” nga Kryetari i Lipjanit, Shukri Buja, që është edhe kryetar i Degës së PDK-së në këtë komunë. Vëllau i tij, Bekim Limani, është shpërblyer me tenderin për Mirëmbajtje dhe sigurim të objekteve të Komunës që ka një vlerë mbi 100 mijë euro.
Njoftimin për këtë vendim, Komuna e Lipjanit e ka publikuar më më 7 janar të këtij viti ku edhe bëhet me dije se tenderin e fiton konsorciumi “Syri i Shqiponjes & NSH Higjiena”. Kompania e parë në konsorcium është nga Ferizaj dhe për pronar ka Xhabir Elezin, kurse, e dyta, “NSH Higjiena”, që është nga Lipjani, ka për pronar Bekim e Lutfi Limanin, i pari vëlla, kurse i dyti i afërm (kusheri) i këshilltarit komunal të PDK-së, Blerim Limani.
Po ashtu, në këtë tender është shkelur edhe Ligji i Prokurimit Publik (LPP). Derisa tenderi ishte shpallur me procedurë të kuotimit të çmimeve, procedurë kjo që, sipas LPP-së, lejon që me të të shpenzohen jo më shumë se 10 mijë euro, ndërkohë që ky tender rezultoi të jetë mbi 100 mijë euro. Saktë, velra e tij është Vlera e përgjithshme për të gjitha pozicionet 65,865 euro për mirëmbajtje të objekteve të komunës e 43, 910 euro për sigurimin e tyre.
Sunday, 01 May 2011 16:43