Prishtinë – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka publikuar qëndrimin e saj lidhur me krijimin e Ministrisë së Diasporës.
Anëtari Kryesisë së kësaj partie, Jahja Lluka, në një konferencë për gazetarë shprehu keqardhje që krijimi i kësaj ministrie, sipas tij, po bëhet për hir të pazareve të koalicionit qeverisës.
Jahja Luka, duke komentuar krijimin e Ministrisë së Diasporës, ka thënë se AAK-ja ishte partia e parë që e mori këtë iniciativë dhe e kishte në programin e saj politik që të themeloj këtë ministri.
AAK-ja është opozitë konstruktive por në rast nevoje do jap ndihmën e saj në krijimin e kesaj ministrie tha Jahja Lluka. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të angazhohet edhe përmes përfaqësuesve të vet në Parlamentin e Kosovës që kjo iniciativë të jetësohet.
Friday, 29 April 2011 11:58