Lajme Shqip Wednesday, 27 April 2011 17:16

Prishtinë – Dy grupe me 19 qytetarë të Kosovës, do të evakuohen nga Damasku, nesër dhe pasnesër.

Pas përkeqësimit të situatës në këtë shtet, për shkak të trazirave politike dhe paralajmërimeve për protesta të reja masive, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, me ndihmën e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Turqi, ka vendosur kontakte me qytetarët kosovarë që gjenden në Siri, duke bërë të mundur evidentimit dhe planifikimin e evakuimit të tyre në Kosovë.