Lajme Shqip Wednesday, 27 April 2011 11:24

Prishtinë – Organizata studentore “Integrimi  i Studentëve Shqiptarë”, në mënyrë paqësore dorëzoi sot në Rektoratin e Prishtinës, disa kërkesa që lidhen akumulimi i problemeve të vazhdueshme në Universitetin e Prishtinës, siç janë papastërtia, menaxhimi i dobët etj.

Me mbishkrimin” Stop degradimit të Universitetit të Prishtinës”, këshilli i brendshëm i organizatës studentore “Integrimi  i Studentëve Shqiptarë”, i janë drejtuar Rektoratit të Prishtinës me një varg kërkesash që do të mund të sillnin ndryshime pozitive në UP.

Kryetari i organizatës, Ilir Hoxha, tha se vërejtjet nisin prej çështjeve më të vogla, siç është higjiena, deri në çështjet madhore brenda UP-së, siç është performanca e dobët e stafit  menaxhues të UP-së.

Këshilli i kësaj organizate, ndërkaq, tha se afati për realizmin e këtyre kërkesave do të jetë 15 ditë.

Nëse përgjigja nuk është e kënaqshme, kryetari Ilir Hoxha tha se do të marrin masa të tjera për realizimin e tyre.