Prishtinë – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përgëzoi sot Ipeshkvin e Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji dhe të gjithë besimtarët e krishterë të Kosovës, me rastin e Festës së Pashkëve.
Në urim theksohet se “Festa e Pashkëve identifikon idenë e ringalljes së vlerave shpirtërore dhe filozofike, besimin në të mirën e jetës, kulturës dhe idealeve të qytetërimit”.
“Kjo festë e gjen Republikën e Kosovës, në vitin e tretë të shtetësisë së saj, duke vazhduar përkushtimet dhe vizionin tonë të përbashkët për implementimin e të gjitha kritereve dhe standardeve demokratike për integrim në Bashkimin Evropian dhe në NATO dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve tanë”, thekson kryeministri kosovar.
Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, iu është drejtuar besimtarëve dhe vullnetmirëve të vendit me një urim me rastin e Pashkëve.
Edhe kryetari i Bashkësisë së Fesë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, me rastin e Festës së Pashkëve, i ka dërguar një telegram urimi Ipeshkvit Dodë Gjergji.
Saturday, 23 April 2011 10:55