Durrës: Në plazh gjendet një grua e vdekur
Durrës – Forcat e Policise Kufitare gjetën mëngjesin e sotëm kufomën e një gruaje të mbytur në sektorin Apollonia të plazhit, rreth 4 km larg qytetit të Durrësit.
Burime zyrtare nga drejtoria Rajonale e Policise Kufitare dhe Migracionit thanë për ATSH-në se trupi i pajetë i gruas me moshë rreth 30 vjeç u transportua më pas me gomone në një nga kalatat e Portit të Durrësit.
Sipas të njëjtave burime, ngjarja mendohet se ka ndodhur gjatë natës dhe forcat e Policisë Kufitare janë vënë në lëvizje pas sinjalizimit të një qytetari.
Tashmë ekspertët mjeko- ligjorë dhe ata të Prokurorisë po punojnë për identifikimin e viktimës dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Saturday, 23 April 2011 09:02