Pogradec – Një sasi lënde plasëse shpërtheu mbrëmë pranë banesës së Raimonda Syzos, drejtoreshës së Drejtorisë të Tatim-Taksave, në Bashkinë e Pogradecit, fatmirësisht pa pasoja në njerëz.
Burime nga policia lokale bënë të ditur se nga shpërthimi i lëndës plasëse, janë shkatuar dëme materiale në banesën e Syzos dhe në një furre buke aty pranë.
Grupi hetimor, i ngritur për zbardhjen e ngjarjes, beson se vendosja e lëndës plasëse në banesen e Syzos nuk lidhet me detyrën e saj në drejtorinë e Tatim-Taksave.
Sipas policisë, pista kryesore e hetimeve është ajo e një konflikti që ka pasur kohë më parë djali i Vasfi dhe Raimonda Syzos, me disa persona të tjerë në qytetin e Pogradecit.
Vazhdojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje.
Sunday, 17 April 2011 09:42