Lajme Shqip Friday, 22 April 2011 17:33

Tetovë – Deputeti i deritanishëm i pavarur Daut Rexhepi, i njohur si ish-komandant Leka, iu është bashkëngjitur, të premten, zyrtarisht radhëve të Bashkimit Demokratik Shqiptar (BDSH).

Sipas tij, vetëm qarqet antishqiptare, që hartojnë dhe zbatojnë politikat antishqiptare dëshirojnë t’i shohin faktorët politikë dhe shoqëror shqiptar të përçarë.

“Përballë padrejtësive të mëdha me të cilat ballafaqohet populli shqiptar në Maqedoni dhe domosdoshmërisë së unifikimit të forcave politike shqiptare, unë dhe simpatizantët e mi, i bashkohemi platformës anti-diskriminim të shqiptarëve dhe së bashku me Bardhyl Mahmutin do t’i rirreshtojmë të gjithë shqiptarët që nuk pajtohen me gjendjen aktuale dhe që janë të mendimit se vetëm të bashkuar mund të dalim faqebardhe dhe të realizojmë të drejtat legjitime të popullit tonë. Ftoj të gjithë ata shqiptarë që e kanë në zemër bashkimin, të bashkohen rreth kësaj platforme kombëtare dhe si të bashkuar të ndalim hovin e politikës antishqiptare në Maqedoni”, ka thënë Leka në një konferencë me gazetarët.

Ai ka thënë se ka vetëm një mision, “bashkimin në interes të popullit shqiptar”. Për

BDSH udhëhiqet nga Bardhyl Mahmuti, i cili një kohë ka qenë në radhët e PDSH-së së Thaçit, e që më pas formoi BDSH-në.