Prishtinë – Partnerët e koalicionit qeverisës në Kosovë, PDK-AKR janë pajtuar në parim që AKR-ja të marrë drejtimin edhe të dy ministrive, por ende nuk është saktësuar se cilat do të jenë këto dy ministri.
Dy partnerët e Koalicionit qeverisës, PDK e AKR, kanë përafruar qëndrimet në rinegocimin e marrëveshjes për koalicion, pas Marrëveshjes Politike të 6 prillit, kur AKR hoqi dorë nga posti i presidentit, që ishte pjesë e marrëveshjes së koalicionit.
Me marrëveshjen e mëhershme Koalicioni për Kosovën e Re ka marrë një zëvendëskryeministër dhe tri ministri, ndërsa ende nuk dihet nëse me marrëveshjen e re Pacolli do ta pranojë postin e zëvendëskryeministrit të parë, në të cilin e ka emëruar kryeministri Thaçi, dhe se a do të vazhdojë të mbajë edhe postin e zëvendëskryeministrit, Mimoza Kusari-Lila, e cila njëherësh është ministre e Tregtisë dhe Industrisë.
Thursday, 21 April 2011 11:24