Lajme Shqip Thursday, 21 April 2011 10:54

Tiranë – Kreu i Qeverisë së Shqipërisë dhe i PD-së, Sali Berisha, ka akuzuar rëndë, të enjten, në foltoren e Kuvendit të Shqipërisë kundërshtarin e tij politik, kreun e PS-së, Edi Rama.

Duke folur rreth Projektligjit për amnistinë fiskale, Berisha tha se vetë Edi Rama ka urdhëruar opozitën që të votojnë kundër këtij projektligji dhe arsyet, sipas tij, janë krejt personale.

“Këtë ia dikton kupola që ai e udhëheqë, sepse u përjashtua nga kjo amnisti”, tha Berisha, duke iu adresuar Edi Ramës.

Gjithnjë sipas këtij aluzioni, Kryeministri Berisha tha se “në asnjë rast nu do të amnistohen dy kategori parash, ato të krijuara duke e përdorur politikën dhe ato që vijnë nga krimi dhe droga”.