Lajme Shqip Monday, 11 April 2011 10:05

Mitrovicë – Anëtari i Qeverisë së Serbisë, Oliver Ivanoviq ka apeluar te përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës që të heqin dorë nga privatizimi i paralajmëruar i “Trepçës”.

Ivanoviq, duke u deklaruar për agjencinë serbe të lajmeve “Tanjug”, ka thënë se vërehet që institucionet kosovare në kohë të fundit po nguten me lëvizje që, sipas natyrës së tyre do të jenë objekt i bisedimeve në Bruksel, në mënyrë që kësisoj të krijojnë pozitë më të volitshme negociatore.

Sipas tij, në këtë dritë duhet shikuar edhe privatizimin e paralajmëruar të “Trepçës”.

“Kjo paraqet krijim të pozitës më të mirë negociuese, por mund të ketë pasoja të dëmshme, pasi që çdo lëvizjeje të tillë pala serbe do t’i kundërvihet. Në atmosferën e konfrontimit nuk mund të gjenden zgjidhje të mira”, ka thënë Ivanoviq.