Prishtinë – Lëvizja Vetëvendosje, nëpërmjet një bilbordi përpara dyerve të qeverisë, e ka krahasuar Kosovën me teorinë politike të “Banana Republikë”, sipas së cilës shteti udhëhiqt nga klasa servile ndaj të huajve, kurse diktatoriale ndaj qytetarëve të vet.
Frashër Krasniqi, nga Vetëvendosje tha se Thaçi dhe Mustafa e realizuan këtë koncept me marrëveshjen e fundit për qëllimet e tyre personale.
Vetëvendosje konsideron se veprimet e politikanëve të Kosovës po e lënë vendin pa Republikë dhe shtetit po ia ofrojnë konceptin e “banana republikë”.
Ata thanë se nëpërmjet këtij koncepti dhe në bashkëpunim me Dellin do të shiten të gjitha pasuritë e Kosovës.
Thursday, 07 April 2011 14:40