Zagreb – Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, u takua sot në Zagreb me ministrin kroat të Punëve të Jashtme dhe të Integrimeve Evropiane, Gordan Jandrokoviq, me zv/kryeministrin Petar Çobankoviq dhe me kryetarin e Kuvendit, Luka Bebiq.
Gjatë këtyre takimeve, ministri Hoxhaj mori përkrahjen e shtetit kroat për vazhduar bashkëpunimin midis dy vendeve dhe gatishmërinë e tyre për të ndihmuar Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave.
Në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë në të gjitha fushat, ministri Hoxhaj veçoi bashkëpunimin në ekonomi, tregti, kulturë, arsim dhe sport.
Shefi i diplomacisë së Kosovës paralajmëroi nënshkrimin e shumë marrëveshjeve të bashkëpunimit në fusha të ndryshme midis Kosovës dhe Kroacisë.
Monday, 28 March 2011 15:35