Gjirokastër – Më shumë se një kilogram lëndë narkotike e llojit marihuanë është sekuestruar nga polica e Gjirokastrës mbrëmjen e djeshme, thanë burime zyrtare nga kjo polici.
Sipas burimeve, lënda narkotike, që ishte blerë në fshatin Lazarat, është zbuluar në një autoveturë në afërsi të Viroit, rreth 3 km larg Gjirokastrës.
“Lënda narkotike i përkiste shtetasit kosovar Ardian Vita, 24 vjeç, lindur dhe banues në Prishtinë”, tha zëdhënësi i policisë së qarkut të Gjirokastrës, Gentian Mullai.
Vita, i cili ishte dhe drejtues i mjetit, u arrestua nga policia.
Monday, 28 March 2011 13:31