Finlanda për liberalizimin e vizave për Kosovën
Prishtinë – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj u takua me ambasadoren e Finlandës në Bullgari, T, e cila është ambasadore jorezidente e Finlandës edhe për Kosovën. Me këtë rast, ministri Hoxhaj, ka vlerësuar lartë rolin e shtetit finlandez në zhvillimin e gjithëmbarshëm të proceseve pozitive në Kosovë, njoftuan meduiat kosovare.
Në anën tjetër, ambasadorja Tarja Laitiainen, ka thënë se Finlanda do të mbështes Republikën e Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave, dhe proceset e mëtejshme integruese evropiane.
Ajo po ashtu ka premtuar se do të ketë investime finlandeze në Republikën e Kosovës.
Gjatë këtij takimi është diskutuar edhe për marrëveshjet bilaterale në interes të dy shteteve, të cilat pritet të nënshkruhen në të ardhmen e afërt, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Finlandës
Friday, 25 March 2011 17:50