Prishtinë – Lëvizja Vetëvendosje nuk është kundër regjistrimit, por kërkon nga institucionet e Kosovës që të shtyjnë këtë proces që është paraparë të fillojë me 1 prill të këtij viti.
Anëtari i Vetëvendosjes, Alban Krasniqi, tha se shtyrja kërkohet derisa të krijohen kushtet e përshtatshme për një regjistrim të drejtë.
Krasniqi tha se kjo shtyrje kërkohet, jo vetëm për aspektet e mangëta teknike, por edhe për shkaqe politike.
Ai konsideron se e keqja e gjithë kësaj është se regjistrimi do të mbahet sipas pakos së Ahtisarit dhe si e tillë është i papranueshëm dhe sipas këtij plani regjistrimi i popullsisë i lejohet Serbisë dhe vendeve për rreth të autorizojnë regjistrimin për mes një agjencia për refugjatë dhe kjo i atribuohet serbëve që janë larguar nga Kosova.
Vetëvendosje thotë se kur vendet e rajonit si Shqipëria, Maqedonia dhe Serbia kanë marrë vendime për shtyrje të regjistrimit të popullsisë, një gjë të tillë mund ta bëjë edhe qeveria e Kosovës.
Friday, 25 March 2011 08:58