Tiranë – Zv/Ambasadorja Amerikane, Deborah A. Jones, deklaroi të mërkurën se “ndërsa zgjedhjet e 8 majit po afrojnë, SHBA-të vlerësojnë ushtrimin e së drejtës që qytetarët kanë për të votuar në këto zgjedhje, garën e fushatës mes partive, që përfaqësojnë këndvështrime të ndryshme si dhe respektim të plotë të procesit zgjedhor në procedurat e vendosura tashmë në Shqipëri”.
Gjatë Konferencës Kombëtare për Qeverisjen Vendore në Shqiperi, Jones ritheksoi edhe deklaratat e Ambasadorit Amerikan Aleksandër Arvizu, dhënë vazhdimisht kohët e fundit, sipas të cilit “këto zgjedhje zhvillohen për të ardhmen e Shqipërisë”.
Lidhur me mbështetjen e ofruar bashkive në të gjithë vendin nga Programi i USAID-it, zv.ambasadorja deklaroi se “përcasja e këtij projekti ishte edhe për pëfshirjen e organizatave joqeveritare grupe qytetarësh si dhe sektorin privat në këtë projekt”.
Sipas saj, kjo përqasje pjesëmarjeje ndaj qeverisjes vendore, i përfshin qytetarët në çështje që ndikojnë në komunitetin e tyre, ç’ka është themelore për demokracinë.
“Qeveria e SHBA-ve vazhdon të mbështesë procesin e decentralizmit në Shqipëri duke përfshirë forcimin e kuadrit ligjor dhe forcimin e kompetencave të qeverisjes vendore për të planifikuar dhe menaxhuar burimet financiare pavarësisht nga qeverisja qëndrore”, tha Jones.
Ajo vuri në dukje se njësitë e qeverisjes vendore do të mund të funksionojnë vetëm përmes autonomisë së plotë fiskale dhe të përfaqësojnë gjithë komunitetin që përfaqësojnë.
Zv.ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Deborah A. Jones përfundoi duke theksuar se “është në interes të të gjitha njësive të qeverisjes vendore, që transfertat buxhetore shtetërore të zhvillohen në një mjedis transparent dhe konkurues”.
Wednesday, 23 March 2011 13:32