Prishtinë – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës Jakup Krasniqi, priti sot në takim ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, Ian Cliff, me të cilin biseduan mbi bashkëpunimin e mirë mes Kuvendit të Kosovës dhe Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar.
Ambasadori Cliff u shpreh se do të angazhohet edhe më tej për thellimin e këtij bashkëpunimi mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës.
“Mbretëria e Bashkuar e mbështet fuqishëm sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës”, tha ai.
Në vijim të takimit kreu i legjislativit të vendit foli për përbërjen e Kuvendit të Kosovës, si dhe për nevojën e reformës zgjedhore.
Friday, 18 March 2011 17:28