Gostivar – Lideri i Demokracisë së Re, Imer Selmani mbrëmë në tubimin në qendrën e kulturës KAÇKM në Gostivar, banorëve të këtij qyteti u premtoi kujdes më të madh për shqiptarët në këtë rajon, sepse programi i tyre, siç tha ai, ka orientim preciz dhe konkret.
Në fjalimin e tij, Selmani paralajmëroi se do të bëhen ndryshime me të cilat duhet të respektohen komunitetet më të vogla etnike. Me parimin e Bandeterit, do të zgjedhen gjykatës në Gjykatën Kushtetuese, do të miratohet buxheti shtetëror dhe do të formohet qeveria e ardhshme”, tha Selmani.
Nëse fiton partia e tij, Selmani premtoi se do të rrisë investimet me vlerë prej miliarda eurove për rrugët dhe infrastrukturën në komunat në të cilat jetojnë shqiptarët dhe miliarda euro për mbështetjen e bizneseve të vogla në vendet në të cilat jetojnë shqiptarët, që, siç tha, të rregullohet padrejtësia.
Ai në fjalimin e tij e kritikoi politikën e jashtme të qeverisë aktuale, e cila sipas tij, e ka sjellë Maqedoninë në izolim dhe tani gjendet në varfëri të madhe.
Nga foltorja, u drejtua edhe bartësi i listës të njësisë së gjashtë zgjedhore Kastriot Haxhirexha dhe kandidati për deputet nga Evropa, Kujtim Aligega.
Thursday, 02 June 2011 09:42