Tetovë – Fitorja ju takon juve sepse Tetova është qytet i universiteteve dhe arsimit. Ju do të mburreni me partinë tonë, sepse në listat tona për deputet i kemi njerëzit më të mirë dhe më cilësorë.
Këtë tetovarëve ua tha lideri i Rilindjes Demokratike Shqiptare dhe bartësi i listës zgjedhore për deputet në njësinë e gjashtë zgjedhore Rufi Osmani në tubimin e mbrëmshëm.
“Unë jam me ju prej vitit 1991, përmes ngjarjeve në vitin 1997, në 2001 dhe tani. Shiu sonte është motiv shtesë me veprimin tonë ta kthejmë krenarinë, vullnetin dhe shpresën e popullit”, deklaroi Osmani.
Moti i keq që e kaploi Tetovën me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima menjëherë pas fillimit zyrtar të tubimit, ishte arsye kryesore që fjalimi i Osmani të zgjatë shumë shkurt nga zakonisht.
Para të pranishmëve në sheshin e qytetit me fjalime të shkurtëra u prezantuan edhe Florie Miftari, Jusuf Zeqiri, Sanije Berisha dhe Izet Zeqiri si kandidat për deputet në njësinë e gjashtë zgjedhore të RDK-së, si dhe Selver Jashari nga njësia e parë dhe Nuhi Aliu nga njësia e dytë zgjedhore.
Thursday, 02 June 2011 08:39