Strugë – Si parti jemi të vendosur në të ardhmen të jemi faktor i rëndësishëm në Maqedoni, e me këtë të kontribuojmë edhe në punën e parlamentit të ri të Maqedonisë, porositi lideri i Rilindjes Demokratike Shqiptare Rufi Osmani në tubimin e mbrëmshëm në Strugë.
“Populli shqiptar në Maqedoni me të drejtë është i pakënaqur nga gjendja aktuale në të cilën gjendet shteti. Maqedonia tani gjendet në një errësirës politike, ekonomike dhe arsimore prej të cilës tani për tani nuk ka dalje. Nëse e marrim mandatin e qytetarëve do të punojmë për një të ardhme më të mirë në këtë shtet”, tha Osmani.
Nuk mund të lejoj, theksoi, me Maqedoninë dhe me shqiptarët në të edhe më tej të udhëheqë garnitura aktuale politike. “Ata dinë vetëm t’i shpenzojnë të hollat e qytetarëve në bilborde dhe reklama politike”, akuzoi Osmani.
Sipas tij, Maqedonia tani gjendet në udhëkryq dhe qytetarët do të duhet të vendosin nëse janë për një të ardhme më të mirë apo edhe më tej do të vazhdojnë në qorsokakun në të cilin vendi ka rënë.
“U paraqitën dezinformata nga të gjitha anët se RDK në këto zgjedhje do të fitoj vetëm pesë apo gjashtë mandate të deputetëve. Unë garantoj se ne në këto zgjedhje do të fitojmë madje 17 deputetë aq sa edhe parashikojmë”, tha Osmani.
Ai përsësirit se qëllimi i tyre do të jetë ndarja e barabartë e buxhetit shtetëror, më shumë të holla për vendet e banuara me shqiptarë dhe banorë jomaqedonas, inkuadrimin e vendit në BE dhe NATO, zgjidhjen e kontestit të emrit, si rigjallërimin e infrastrukturës të Maqedonisë.
Para struganëve u përfaqësuan dhe kandidatët për deputetë të Rilindjes Demokratike Kombëtare në Njësinë e pestë zgjedhore, si dhe bartësi i listës Riza Istrefi.
Wednesday, 01 June 2011 09:57