Shkup – Banka Komerciale SHA, sot kumtoi se Banka nuk ka dhënë donacion as për LSDM-në e as për cilëndo parti tjetër politike, pasi dje Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsonit theksoi se, në raportin financiar për dhjetë ditët e para të fushatës së LSDM-së, e ka theksuar kredinë e marrë nga kjo bankë si donacion.
“Çdo javë Banka miraton qindra kredi për personat juridik dhe fizik, dhe në kuadër të punës së tyre të rregullt Komercialna Banka ka kontraktuar marrëveshje edhe me LSDM-në për kredi kornizë revolving në çfarë baza është miratuar kredia në vlerë prej një milion euro”, theksohet në kumtesën e Bbankës Komerciale SHA.
Bashkë me datën e sotme, sipas Bankës, nga vlera e miratuar e kredisë janë shfrytëzuar 624.060,99 euro, gjegjësisht 38.411.677,00 denarë.
“Për kredinë e miratuar Banka ka vendosur hipotekë të pronës së patundshme, e cila është pronë e LSDM-së, siç është publikuar në Gazetën zyrtare të RM-së numër 66 nga 12.05.2011”, thuhet në kumtesë.
Tuesday, 31 May 2011 17:53