Lajme Shqip Tuesday, 31 May 2011 17:43

Shkup – LSDM-ja, sot në reagimin me shkrim ndaj pres-konferencës së VMRO-DPMNE-së, thekson se akuzat e tyre deri te Shekerinska për punën financiare në SÇE, kur ajo ishte zëvendëskryeministre, janë të pavërteta, të cilat i plasojnë në tentim për ta mbuluar panikun nga, siç theksojnë, humbja e pashmangshme zgjedhore më 5 qershor.

“Lira Sekullovska është punësuar në Sektorin për eurointegrime që nga themelimi në vitin 1999, në kohën e Qeverisë së Lubço Georgievskit, kur Nikolla Gruevski ishte ministër i Financave. Përderisa Radmilla Shekerinska me sukses e udhëhiqte Sektorin për eurointegrime, ajo dhe Lira Sekullovska nuk ishin në asnjë relacion familjar. Shekerinska u martua madje pas braktisjes së funksionit të zëvendëskryeministres për eurointegrime”, thuhet në reagimin me shkrim të LSDM-së.