Lajme Shqip Tuesday, 31 May 2011 15:54

Prilep – Kongresisti amerikan, Erl Pomeroj dhe drejtori i zyres së Institutit nacional demokratik në Maqedoni, Kris Henshou sot në Prilep para përfaqësuesve të degëve lokale të partive politike e promovuan Kodin për zgjedhje të drejta dhe demokratike.

Henshou potencoi se pret zgjedhje të drejta dhe demokratike.

“Motoja mbresëlënëse e fushatës për Kodin për zgjedhje të drejta dhe demokratike, “Çfarë shenje do të lëmë” duhet t’i motivojë të gjithë pjesëmarrësit në procesin zgjedhor që zgjedhjet e së dielës të jenë të drejta dhe demorkatike”, theksoi Henshou.

Drejtori i zyrës së Institutit nacional demokratik, Henshou është i bindur se shenja të cilën të gjithë duan ta lënë është të konkludohet – këto zgjedhje ishin të drejta dhe demokratike.

“Pres zgjedhje të drejta dhe demorkatike, sepse çdoherë jam optimist në politikë, ndërsa shumica e njerëzve në vend dëshirojnë të jenë pozitiv ndaj ardhmërisë së tyre”,d eklaroi Henshou.

Lidhur me shkatërrimin e bilbordeve dhe materialeve zgjedhore, potencoi se ai është veprim i cili e lë në hije ardhmërinë e vendit. Gjatë shëtitjes së tij dje në njësinë e gjashtë zgjedhore, potencoi henshou, në disa vende ka vërejtur sjellje të drejtë zgjedhore që reflektohet edhe në pjesë të tjera të vendit.

“Ka indikacione të caktuara, akuzime për presione dhe se po blihen vota. Shpresojmë se ato indikacione do të hetohen mirë. Ndërsa, duke e parë fotografinë e madhe, këto ditë presim dhe dëshirojmë të shohim se ndjenjat e ngrohta të qytetarëve do të qëndrojnë deri në fund të fushatës, në mënyrë që të dielën të kemi zgjedhje të drejta dhe demokratike”, thotë Henshou.

Kongresisti Pomeroj, i cili tetë vite ishte anëtar i Kongresit amerikan, mendon se është mjaft me rëndësi rregullshmëria e zgjedhjeve dhe të gjithë të cilët do të përpiqen të fitojnë në zgjedhje me frikësime, me presione të votuesve dhe me mbushje të kutive, do të punojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë kundër interesave të Republikës së Maqedonisë. Ajo, mendon ai, do të jetë argument për ata të cilët nuk dëshirojnë ta shohin Maqedoninë në strukturat euroatlantike.

Kodin për zgjedhje të drejta dhe demokratike më 12 maj e nënshkruan liderët e 38 partive. Fushata për promovimin e tij, këto ditë do t’i përfshijë të gjitha qytetet e Maqedonisë.