Shkup – “Ju e mbroni televizionin “A1”. Ju dridhen duart, sa ju ka paguar Velija, me cilën parti është e lidhur bashkëshortja juaj, sa të holla fitoni nga qeveria për zgjedhjet?
Me ton të lartë dhe në prani të gazetarëve në konferencën e Këshillit për radiodifuzion (KRD), redaktorja e Televizionit “Sitel”, Ivona Talevska i është drejtuar kryetarit të KRD-së, Zoran Stefanovski. Arsyeja për sulmin verbal të Talevskës ka qenë pasi KRD-ja ia ka tërheq vëmendjen televizionit “A1” se gjatë prezantimit të hulumtimit, nuk ka qenë e cekur periudha kur është kryer ajo. Dhe, redaktorja e nevrikosur për shkak të akuzës së kundërvajtjes që televizioni “Sitel” e kishte fituar për shkak të anashkalimit të kohës për reklamim, zemërimin e saj e ka hedhur në Stefanovskin. Kryetari i Këshillit ka thënë se dhjetë ditët e para të fushatës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, televizioni “RTVM” ka pasur njoftimet jo balancuara, të tilla kanë qenë edhe njoftimet e “Sitel” dhe “A1”. Televizioni “Alfa”, madje ka qenë mesatarisht i balancuar, ndërsa televizioni më i drejtë në njoftimet për programet politike, sipas të dhënave të KRD-së është Televizioni “Tellma”. Vërejtje, KRD-ja ka dërguar edhe deri te Televizioni “BTR” si dhe deri tek Radio “77”.
“Kemi vërejtje në atë që disa media shumë pak ose aspak nuk informojnë për aktivitetet politike të partive si PLD, VMRO-Popullorja dhe ‘Të Bashkuar për Maqedoninë’, ndërsa disa prej mediumeve shqiptare aspak nuk i përfshijnë subjektet politike maqedonase. Jemi të dëshpëruar që disa mediume në mënyrë jo diskrete udhëheqin luftë politike, ndërsa në fund të fushatës pas zgjedhjeve do të bëjmë analizë kualitative dhe përderisa është e nevojshme do të ketë edhe padi penale”, ka thënë kreu i KRD-së, Zoran Stefanovski
Tuesday, 31 May 2011 14:18