Shkup – Rritje të ndihmës sociale për 40 për qind, zvogëlim të të gjitha gjobave për qytetarët, lehtësim të procedurës për marrje të pasaportave, letërnjoftimit dhe ndërtim të shkollave të mesme nëpër komuna, janë vetëm një pjesë e përfitimeve, të cilat LSDM mbrëmë në tubimi parazgjedhor ua premtoi banorëve të komunës Shuto Orizare, nëse më 5 qershor e fitojnë pushtetin.
Kandidatja për kryeministre nga radhët e LSDM-së, Radimilla Shekerinska premtoi jetë më të mirë për të gjithë romët në Maqedoni.
“Ne nuk do t’i mbledhim paratë nga xhepi juaj që të ndërtojmë luanë dhe ura të arit në qendrën e Shkupit. Është turp në një shtet në disa kilometra larg jush të ketë të holla për plazh, e për këtu nuk ka të holla absolutisht për asgjë”, tha Shekerinska.
Kryetari i LSDM-së Branko Cërvenkovski kërkoi nga banorët e Shuto Orizares të mos e shesin, siç tha, votën e tyre për një thes miell.
LSDM mbrëmë kërkoi nga banorët e Shuto Orizares më 5 qershor masivisht të dalin në votime.
Tuesday, 31 May 2011 08:22