Strugë – Parti Demokratike Shqiptare (PDSH) mbrëmë mbajti tubim në Strugë, në të cilin u prezantuan kandidatët e njësisë zgjedhore numër 5, si dhe bartësi i listës së PDSH, Zijadin Sela.
Para struganëve foli lideri i partisë, Menduh Thaçi, i cili theksoi se PDSH-ja e ofron rrugën e vërtetë për shqiptarët, e jo, siç tha, qorrsokakun, siç e ka bërë deri më tani BDI-ja.
“Ne si PDSH asnjëherë nuk do t’i pranojmë vendimet në parlamentin të ri të Maqedonisë që të miratohen me majorizim,gjegjësisht me shumicë absolute, por me konsensus”, tha Thaçi.
Sipas tij, Maqedonia asnjëherë nuk do të mund të integrohet në NATO dhe në BE, për shkak se, siç nënvizoi, nuk respektohen të drejtat e qytetarëve nga ana e atyre që janë në pushtet.
Bartësi i listës të PDSH-së nga njësia e pestë zgjedhore Zijadin Sela tha se ka qenë i madh numri i atyre të cilët janë inkuadruar në PDSH, të pakënaqur nga partitë e tjera shqiptare.
Nga Struga, Thaçi dhe Sela porositën se nëse fitojnë besimin do të punojnë për zhvillimin ekonomi të Maqedonisë, veçanërisht në pjesët e banuara me shqiptarë.
Tuesday, 31 May 2011 08:18