Strugë – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë, Antonio Milloshoski e vlerësoi si të mirë deklaratën e ish-ministrit bullgar të Punëve të Jashtme, Ivan Stancov, në të cilën ai thekson se në zgjidhjen e kontestit për emrin ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë duhet të ndihmojnë Bukureshti dhe Beogradi.
Vëmendja e secilit nga jashtë lidhur me kontestin ndërmjet Maqedonisë e Greqisë, potencon Milloshoski, është qëllimmirë dhe neve kjo nuk na pengon.
“Të gjithë ata të cilët janë të interesuar për përparimin në rajon, për bashkëpunim më të afërt, zhvillim rajonal dhe anëtarësim atje ku meritojmë ne, i mbështesim. Mendoj se mbështetja e tillë do të ishte e arsyetueshme. Ne, pjesën tonë e përfunduam, por do të punojmë edhe në të ardhmen në atë fushë dhe për këtë arsye presim që Maqedonia së shpejti ta marrë vendin e vet të merituar në integrimet euroatlantike”, tha shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Milloshoski sot në Strugë, pas takimit me qytetarët.
Monday, 30 May 2011 20:53