Lajme Shqip Monday, 30 May 2011 13:10

Shkup – Nëse sot mbahen zgjedhjet, për BDI-në janë deklaruar 6, 9 për qind e të anketuarve që nënkupton 16 mandate për deputetë, ndërsa për PDSH-në 3, 9 për qind, respektivisht 9 vende për deputetë. Për RDK-në janë deklaruar 1, 8 për qind e të anektuarëve, 3 vende për deputetë dhe për Demokracinë e Re, janë deklaruar 1 për qind e të anketuarve, respektivisht fitimin e dy mandateve në Parlament.

Këto janë rezultatet e anketës së fundit të bërë nga 26 deri më 28 maj midis 1. 111 të anketuarve nga Instituti për demokraci në kuadër të projektiti “Përzgjedhja ime 2011” që realizohet në bashkëpunim me QNBM dhe IMM.

VMRO DPMNE-ja do të merrte 19, 4 për qind, ndërsa për opozitaren LSDM do të votonin 15,1 për qind e qytetarëve. Mbi bazën e këtij investigimi VMRO-DPMNE-ja në zgjedhjet e parakohëshme parlamentare do të ketë 48 deputetë, ndërsa LSDM-ja 37 deputetë.

Të Bashkuar për Maqedoninë me 1, 3 për qind dhe për VMRO – Partinë Popullore me 1, 1 për qind, do të merrin nga dy vende për deputetë. PLD-ja me 0, 8 për qind mund të llogarisë një vend për deputet. Pa mandate, sipas kësaj ankete do të mbeten Dinjiteti dhe e djathta Demokratike dhe parti të tjera të vogla politike.

Sipas investigimeve të Institutit për demokraci, numri i votuesve të papërcaktuar arrin 47,1 për qind, ndërsa pjesa më e madhe e të anketuarëve të përcaktuar – 52, 9 për qind u deklaruan se në këto zgjedhje do të votojnë për VMRO-DPMNE-në (36,7 ), nga përqindja e të përcaktuarve 28,6 për qind do të votonin për LSDM-në, ndërsa për BDI-në 13,1 për qind.