Lajme Shqip Monday, 30 May 2011 08:48

Shkup – Politika është luftë e ideve. Atë që kundërshtari ynë asnjëherë nuk e ka kuptuar është se nuk mund të mbetesh në skenën politike nëse nuk ke çfarë të thuash dhe nëse nuk ke se çfarë të ofrosh. Pas 4 vjet e gjysmë Branko Cërvenkovski dhe marionetat e tij ende nuk kanë një program serioz, shëtisin me disa fletë dhe ofrojnë gjëra të cilat tashmë janë realizuar ose janë shumë të dobët në ide dhe projekte që i përmban “Manifesti për reforma dhe zhvillim”.

Këtë e vlerësoi lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski në tubimin e djeshëm qendror të koalicionit “Për Maqedoni më të mirë” që u mbajt në Shkup, ndërsa në të cilin u paraqitën bartësit e listave zgjedhore dhe kandidatëve për deputetë të koalicionit.

Ai vlerësoi se VMRO-DPMNE-ja ende e ka përkrahjen më të madhe dhe se reformat do të vazhdojnë. Besoj në fitoren zgjedhore në argumentat për këtë e theksoi rejtingun dyfish më të madh të VMRO-DPMNE-së në krahasim me LSDM-në.

Bartësit e listave zgjedhore të Koalicionit, më vete dërguan mesazh te qytetarët të votojnë për partinë qeveritare dhe më 5 korrik së bashku të marrin edhe një fitore zgjedhore.

Në tubim folën edhe eurodeputetët nga italia Antonelo Antinoro, Alfredo Antinioci dhe nga Gjermania Bernd Poselt, të cilët e përkrahën Qeverinë për punën e deritanishme dhe kërkuan që Maqedoninë në periudhën e ardhshme ta shohion në BE dhe në NATO, duke theksuar se kjo do të arrihet vetëm nëse vazhdohen reformat.