Lajme Shqip Monday, 30 May 2011 08:38

Kumanovë – Partia Demokratike Shqiptare (PDSH), mbrëmë në sheshin e qytetit në Kumanovë mbajti tubim parazgjedhor.

Qytetarëve të pranishëm iu drejtua lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi dhe bartësi i listës nga njësia e dytë zgjedhore, Orhan Ibrahimi.

“PDSH-ja ka program e cila është mbi partitë politike, që do t’i zgjidh fatet e familjeve dhe luftëtarëve, program që ofron arsim cilësor për të rinjtë dhe e mundëson lirinë e popullit shqiptar”, tha Thaçi.

Ai u bëri thirrje banorëve në Kumanovë që të mos votojnë për ata, siç tha “që me falsifikat i kanë fituar të gjitha zgjedhjet dhe të cilët dhjetë vjet e gënjejnë popullin”.

“Më 5 qershor duhet t’i dënoni dhe ta ndërroni pozicionin e popullit shqiptar, nga i cili përmes tatimeve merren miliarda euro, e nuk kthehen vetëm 1 deri në 2 për qind”, shtoi kryetari i PDSH-së.

Bartësi i listës nga njësia e dytë zgjedhore, Ibrahimi vlerësoi se shqiptarët nga rajoni i Likovës dhe Kumanovës janë gjithnjë e më të varfër dhe se gjendja e këtillë do ta ndryshojë PDSH-në.