Lajme Shqip Sunday, 29 May 2011 21:29

Prilep – Koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” i kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja, dje mbajti tubim parazgjedhor në Prilep.

Lideri Nikolla Gruevski u përqëndrua në ekonomi, duke potencuar se kthesa në zhvillimin ekonomik ka filluar në vitin 2006, kur duhanprodhuesit kanë filluar t’i marrin subvencionet e premtuara, pagat e administratës kanë filluar të rriten, ndërsa janë rritur edhe pensionet. LSDM-ja, tha, do të përjetojë debakël për shkak se vetëm duhanprodhuesit e Prilepit kanë marrë 28 milionë euro subvencione. Gruevski tha, gjithashtu se janë realizuar më shumë projekte si hapjea e studimeve të disperzuara, renovimi i Shtëpisë së Kulturës “Marko Cepenkov”, ndërtimi, gjegjësisht rikonstruimi i shumë rrugëve.

Ai përkujtoi se kjo qeveri është e para, e cila ka dhënë llogari për punën, në të cilën 98 për qind e projekteve të parapara janë realizuar ose janë në fazën e realizimit.

LSDM-në e posorisi “që të mos turpërohen, të dalin para qytetarëve, të cilët në 20 vite, tre herë i kanë gënjyer dhe të cilët po tentojnë me çfarëdo lloj presionin ta nxijnë pushtetin”.

Në tubim folën edhe kryetari i komunës së Prilepit, Marjan Risteski dhe bartësi i listës së koalicionit në njësinë e katërt zgjedhore, Zoran Stavrevski.

Koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” paraprakisht mbajti tubim në Krushevë, në të cilin mbajtën fjalim, kryeministri Nikolla Gruevski dhe bartësi i listës në NJZ 5, Antonio Milloshoski.

Ai theksoi se në programin e ri, Krusheva është e pranishme me më shumë projekte.