Shkup – LSDM-ja, në zgjedhjet e datës 5 qershor, do të merr 22, 9 për qind, kurse VMRO-DPMNE 19, 6 për qind nga votat e votuesve, zbulon Anketa e institucionit “Progres”, e kryer nga data 26 deri në datën 28 maj, në shembullin reprezentues nga 1. 116 të të anketuarve. Një e katërta nga të anketuarit parashohin se zgjedhjet do t’i fitojë LSDM-ja, një e pesta se do të triumfojë VMRO-DPMNE-ja, mirëpo 41, 2 për qind kanë thënë se nuk mund ta përcaktojnë se kush do të jetë fituesi i zgjedhjeve vijuese.
Në listën me rezultatet, BDI-ja ka 8,3 për qind, PDSH-ja 5,3 për qind, RDK-ja e Rufi Osmanit 3,1 për qind, Demokracia e Re e Imer Selmanit 2,4 për qind, “Të bashkuar për Maqedoninë” e Lube Boshkovskit 2,9 për qind dhe VMRO-Popullorja e Lubço Georgievskit me 1,1 për qind. Pothuajse një e treta e të anketuarve akoma nuk kanë vendosur ose nuk duan të përgjigjen se për kë do të votojnë.
Në pyetjen “A e pritni që situata në Maqedoni të përmirësohet pas zgjedhjeve”, 28,5 nga të anketuarit janë përgjigjur se do të ketë përmirësime në qoftë se zgjedhjet i fiton LSDM-ja, përderisa 23,4 për qind mendojnë se do të ketë përmirësime nëse fiton VMRO-DPMNE-ja. Shumica 36,6 për qind mendojnë se kushdo që do të fitojë zgjedhjet, nuk do të ketë përmirësime të situatës në shtetin tonë.
Sunday, 29 May 2011 21:13