Tetovë – Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) ka mbajt tubim parazgjedhor në Tetovë, në të cilin u prezantuan kandidatët për deputetë. Para të pranishmëve ka folur lideri i partisë dhe bartës i listës në njësinë zgjedhore 6, Menduh Thaçi, i cili ftoi t’i bashkëngjiten, në qoftë s’e dëshirojnë ardhmëri më të mirë dhe më të lumtur.
“Do të jetë më mirë për të gjithë shqiptarët, e jo vetëm për ata që do ta japin votën për PDSH-në”, ka porositur Thaçi, duke shtuar s’e do të dilet nga kriza e thellë në qoftë s’e fiton mbështetje. Ai, gjithashtu, nga Çarshia e Epërme e Tetovës ka deklaruar se po tentohet të parandalohet me çdo kusht fitorja e PDSH-së. “Duhet ta ngritim nivelin e seriozitetit dhe këmbëngulësisë sonë për të ec përpara, sepse ata janë duke i lënë mendtë prej panikut, nuk e kam fjalën për Ali Ahmetin dhe BDI-në, por për të gjitha strukturat e qeverisë së Maqedonisë, të cilat do mundohen të bëjnë gjithçka që ta parandalojnë fitoren dhe legjitimimin e kësaj platforme dhe kanë të drejtë, sepse ata janë të vetëdijshëm s’e në momentin që do të legjitimohet kjo platformë, ajo veç se është e realizuar”, ka thënë Thaçi, duke shtuar s’e gjithë populli, pleq, plaka, të ri e të reja, të dalim në manifestimin e ditës së enjte, sepse kjo do të quhet demonstrata, protesta publike e të gjithë shqiptarëve të Maqedonisë, për këtë gjendje të rëndë të vështirë dhe të mjerueshme”, ka thënë Thaçi. Ndërkaq, në tubim ka folur edhe kandidatja për deputete e kësaj zone, Merale Ferati. Ajo ka thënë se në atë që do të fokusohet PDSH-ja në mandatin e saj, do të jetë shëndetësia ku nevojiten investime më serioze.
Sunday, 29 May 2011 20:58