Lajme Shqip Sunday, 29 May 2011 20:32

Kërçovë – Rilindja Demokratike Kombëtare, në tubimin e djeshëm në Kërçovë, e prezantoi programin e saj parazgjedhor dhe kandidatët për deputetët për njësitë zgjedhore numër 2, 5 dhe 6.

Kryetari i RDK-së, Rufi osmani para të pranishmëve tha se besimi është reciprok.

“Ju, na jepni neve besimin, ndërsa ne, në masë të madhe, duhet t’ua kthejmë. Pikërisht nga ky Shesh ju pata drejtuar në vitin 1999, kur kërkova zyrtarizim të USHT-së. Ne e vlerësojmë historinë tonë, i vlerësojmë luftëtarët e rënë, por ne nuk dëshirojmë të përfitojmë nga ajo”, tha mes tjerash kryetari i kësaj partie.

Të pranishmëve iu drejtuar edhe kandidati për deputet dhe bartës i listës në njësinë e pestë zgjedhore i kësaj partie Riza Istrefi, i cili mes tjerash, premtoi se RDK-ja do të luftojë për avancimin e të drejtave të shqiptarëve si dhe ripërtërirjen e të gjitha resurseve ekonomike.

RDK-ja dje mbajti takime me qytetarët nga Çellopeku, Forina, Çegrani dhe në rrethinën e Shkupit.