Shkup – Nënkryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), i ka vlerësuar të shtunën gënjeshtra të arriturat e kreut të Çairit Izet Mexhiti në këtë komunë.
“E gjithë veprimtaria e tij ka mungesë të vërtetësisë, objektivitetit dhe përputhshmërisë së fakteve, këtë më së miri mund të shihni në raportin vjetor i revizionit shtetëror. Jo vetëm që decentralizimi i vërtetë akoma ka ngecur në fazën e dytë, por si duket. Ky dokument është dëshmi se veprat e juaja janë përplot krim dhe punë jo-profesionale. Ky dokument dëshmon se ju jo vetëm që keni dhënë para këshilltarëve komunal edhe kur ata nuk kanë qenë prezent në punë por ju keni shpërnda mjete financiare në mënyrë të padrejtë (pa përgatitur programe paraprake) Organizatave Jo-Qeveritare (të afërta me partinë tuaj), shoqatave qytetare, klubeve sportive, etj. Sa i përket transferimit të kompetencave rreth tokës ndërtimore nga pushteti qendror në lokal, unë ju pyes juve se vallë keni marrë kompetenca për të uzurpuar tokën publike?. Kush janë pronarët e këtyre uzurpimeve, vallë a janë këto prona të militantëve dhe anëtarëve të BDI-së”, ka akuzuar Bela.
“I nderuar z. Mexhiti, a ka më turp se sa të thirreni në emër të dëshmorëve, në emër të luftës së 2001-it, kurse për plot 6 vite nuk keni arritur ta emërtoni as një rrugë të vetme në gjuhën shqipe ose me emër të ndonjë shqiptari. Sa i përket punësimeve në Komunë, atje mund të gjesh vetëm anëtarë partie dhe jo kuadro profesionale”, ka thënë ai.
Sa i përket urës në Bit Pazar, kjo urë sipas Komunës Çair, shton Bela, ka kushtuar 200 mijë euro. “Kurse kompensimi bëhet me reklamat që ju mund ti shihni në këtë foto. Secila reklamë kushton 500 Euro në muaj dhe pasi që kemi 10 reklama do të thotë 5 mijë Euro në muaj andaj totali i vitit nga përfitimi i reklamave del 60 mijë Euro. Komuna Çair, ndërtuesit të urës, i ka dhënë objektin në koncesion për 15 vite që rezulton me përfitim afër 900 mijë euro. Çfarë krimi, çfarë absurdi”, ka thënë Bela.
Saturday, 28 May 2011 17:58