Shkup – Prokuroria publike e Shkupit, një muaj para zgjedhjeve, ka vendosur të premten që të fillojë të punoj në rastin lidhur me presionin që u bëhet administratorëve, të cilët, siç shpjegoi Televizioni nacional “A1”, patjetër duheshin t’i sigurojnë nga 15 vota për partinë qeverisëse VMRO-DPMNE, e cila u ka siguruar punë.
Nga partia opozitare e LSDM-së, përsëri kanë reaguar se edhe Prokurori është vënë nën funksionin e qeverisë ku në vend se t’u përkushtohet presioneve të qeverisë, mundohet të barazojë skandalin me “listat”.
Në Prokurorinë publike të Shkupit ishin dëgjuar disa njerëz dëshmitar të grupit më të madh nga 20-të që figurojnë në “listën” ku Televizioni A1 i ka shpallur para dy javëve. Sipas listës kryesore në prokurori dhe nga njeriu i parë i saj, Marko Zvërlevski në ditët e ardhshme, bile do të dëgjohen edhe administratorë tjerë ku gjenden në listë dhe përderisa të arrihet deri në të dhënat nëse ndonjë udhëheqës ka qenë i përzier në sigurimin e listave dhe atë e ka bërë në mënyrë që ka kryer presion mbi të punësuarit, hetimi do të zgjerohet dhe ata do të ftohen që të japin deklaratë para prokurorit.
“Para katër ditëve, Prokuroria publike ka ftuar anëtarët e LSDM-së nga Demir Hisari, me paraqitje e cila në mënyrë teatrale para kamerave ka qenë e dërguar nga DPMNE-ja. Është e qartë se Gruevski dëshiron dhe tenton të vendos shenjë të barazisë mes aktiviteteve të tij kriminele për të fituar vota përmes kërcënimeve dhe presioneve. Turp i paparë për Prokurorinë publike është që të hyjë në skenën e Gruevskit dhe familjen e tij, për fashitjen e skandalit të madh me listat e DPMNE-së. Së bashku me Gruevskin, Prokuroria publike do të jetë përgjegjës për atë se a do të jenë zgjedhjet e 5 qershorit të drejta, demokratike dhe të lira”, ka thënë Kalinka Sentiq- Gaber nga LSDM-ja.
Friday, 27 May 2011 21:01