Shkup – Koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” sonte mbajti tubim në komunën Gjorqe Petrov të Shkupit, ku lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski porositi se truçet e Branko Cërvenkovskit më nuk kalojnë.
“Ajo në vitet e 90-të ishte argëtuese dhe sot nuk kalon. Këto janë kohëra të tjera. Këta njerëz dhe ky popull mësoi dhe pa se mund të ketë politikanë ndryshe që kanë program dhe japin premtime konkrete me afate që i plotësojnë”, theksoi Gruevski.
Duke e komentuar fjalimin e Cërvenkovskit kur ai ofendoi një falimentues, Gruevski tha se lideri i opozitës tashmë nuk mund të përfitojë dikë me atë që do të tregojë truçe, shaka lagjesh dhe nënçmime në llogari të dikujt tjetër.
Gruevski përkujtoi në projektet e realizuara, por edhe në ato 1. 200 që së shpejti duhet të realizohen, nëse partia e tij dhe koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” sërish e fitojnë besimin e qytetarëve.
Në tubim u drejtuan edhe kandidatët për deputetë Trajko Veljanoski, Aleksandar Spasenovski dhe Vlladanka Aviroviq, si dhe kryetari i komunës Gjorqe Petrov, Sokol Mitrevski.
Friday, 27 May 2011 20:55