Strumicë – Nën moton “Për ardhmërinë tënde” koalicioni i kryesuar nga LSDM-ja dje mbajti tubim parazgjedhor në Strumicë në të cilin e kërkoi mbështetjen për në zgjedhjet e parakohshme të 5 qershorit, për programin e tyre dhe për kandidatët për deputetë nga Njësia e katër zgjedhore.
Duke iu drejtuar simpatizantëve dhe qytetarëve të pranishëm, lideri i LSDM-së, Branko Cërvenkovski theksoi se nuk e zhvillon këtë fushatë parazgjedhore që të fitojë ndonjë funksion, por për shkak të dëshirës dhe vullnetit për fitore.
“I inkurajojë të gjithë qytetarët, që masivisht të dalin në zgjedhje dhe më 5 qershor të votojnë për ardhmërinë e tyre më të mirë”, porositi Cërvenkovski.
Kandidatja për kryeministre, Radmilla Shekerinska tha se LSDM-ja, në qoftë se merr besimin, do të bëjë ndryshime në politikën tatimore, shëndetësore dhe investuese. Ajo paralajmëroi se në njëqind ditët e para qeveria e LSDM-së do ta zgjidhë problemin me punëtorët e firmave të falimentuara në Maqedonisë, do të miratojë ligj, i cili nuk do të ketë pagë më të ulët se 9. 000 denarë, ndërsa njerëzit pa punë nuk do të mbeten pa asistencë sociale, e cila që në vitin e parë do të rritet për 40 për qind.
LSDM-ja, theksoi ajo, do të angazhohet që Maqedonia të hyjë në BE menjëherë, që do të thotë ekonomi më të mirë, më shumë vende pune, më shumë para dhe ulje të varfërisë së rritur.
Bartësi i listës në jësinë e katërt zgjedhore, Zoran Zaev sërish i bëri thirrje kundërkandidatit të VMRO-DPMNE-së, Zoran Stavrevski për ballafaqim të ndërsjellë, në, siç tha, duel me argumente të seriozitetit dhe dinjitetit në zhvillimin e fushatës parazgjedhore.
Paraprakisht, karvani parazgjedhor i LSDM-së dhe koalicionit realizuan takime me qytetarët e Konçes, Vasilevës, Bosillovës dhe Novo Sellë.
Friday, 27 May 2011 10:39