Shkup – Mbi 10 kandidatë për deputet në listat e partive politike për zgjedhjet parlamentare të 5 qershorit, rezultojnë të dalin si ish-bashkëpunëtor të shërbimeve sekrete. Nga Komisioni për lustrim kanë bërë të ditur se kandidatë të dyshuar janë nga disa parti politike dhe se pritet verifikimi i tyre, pasi që janë në shqyrtim e sipër dosjet e tyre. Komisioni nuk ka dhënë asnjë hollësi se për cilët kandidatë dhe nga cilët parti vijnë ata, mirëpo siç mësohet jozyrtarisht, nga kandidatët për deputet janë edhe disa nga partitë politike shqiptare. Emrat e kandidatëve që po verifikohen, nuk janë si bartës të listave, por ato janë në kuadër të tyre. Komisioni për Lustrim, deri në ditën e zgjedhjeve do të vlerësojë s’e cili nga kandidatët ka qenë bashkëpunëtor dhe nuk mund të jetë në listat e deputetëve, ndërsa nuk lejohet korrektimi i listave. Komisioni për verifikimin fakteve të enjten duhej të kumtoj se deri ku është ilustrimi i kandidatëve për deputet që i kanë propozuar partitë.
|
|
Thursday, 26 May 2011 22:15