Gostivar – Partia RDK, lider i të cilit është kryetari i Komunës së Gostivarit Rufi Osmani, mbrëmë në tubim në fshatin Çajle i paraqiti kandidatët për deputetë në njësinë e gjashtë zgjedhore dhe një pjesë nga platforma politike.
“RDK-ja është e gatshme t’i marrë përgjegjësitë e reja pas mbarimit të këtyre zgjedhjeve dhe të hapë perspektiva të reja për të gjithë dhe të dalim nga ky qorrsokak në të cilën na futi qeveria aktuale”, tha Osmani dhe e kërkoi mbështetjen e banorëve të fshatit të Gostivarit, Çajle.
Duke biseduar për qëllimet e partisë, Osmani theksoi se ka ekip i cili do të sigurojë një numër të mjaftueshëm të deputetëve, për siç tha, kthim të krenarisë të shqiptarëve. Pas këtyre zgjedhjeve partitë politike maqedonase do të kenë përfaqësues të vërtetë shqiptar, të cilët dinë se çfarë dëshirojnë, e jo shërbëtor siç ka deri më tani. Edhe për këtë ata të cilët deri më tani na përfaqësuan do t’i dërgojmë në politikë të harruar, tha lideri i RDK-së.
Krahas fjalimit të Osmanit, fjalim mbajtën edhe kandidatë tjerë për deputetë.
******************************************************
Tetovë – Lideri i Rilindjes Demokratike Kombëtare dhe bartës në njësinë e gjashtë zgjedhore Rufi Osmani mbrëmë e prezantoi programin zgjedhor në Pirok.
“Unë jam i vetëdijshëm se jetojmë në një kohë të krizës ekonomike, pa asnjë perspektivë dhe se jemi vendi i fundit i Ballkanit pothuajse të gjitha sferat. Të vetëdijshëm jemi se për t’u ndryshuar një gjë e tillë nevojitet shumë punë, e ne i kemi personat e vërtetë”, tha Osmani.
Ai tha se angazhet për zhbllokim të eurointegrimeve që të pengohet vendi që të mbetet në fundin e Ballkanit sipas investimeve. Pas zgjedhjeve, shtoi ai, partia e tij do të fokusohet në dy kërkesa – të unifikohet faktori shqiptar në vend dhe të ndërpritet procesi i aktivizimit dhe shpenzimi joproduktiv për projektin Shkupi 2014, si dhe detyrimi tejet i madh i vendit.
Përveç në Pirok RDK-ja pati takime me qytetar dhe tubime edhe në sallat e Tetovës Palçishte, Bogovinë, Kamenjane.
Wednesday, 25 May 2011 09:55