Lajme Shqip Wednesday, 25 May 2011 09:26

Shkup – Koalicioni i kryesuar nga LSDM-ja mbajti miting në Karposh 1, ku bartësja e tyre e listës në këtë njësi zgjedhore 1 është Radmilla Shekerinska, e cila është edhe kandidate për kryeministre.

Shekerinska qytetarëve nga Karposhi u tha se në programin e ri i cilin e ofron LSDM-ja do t’i japë fund dallimit dhe ndarjes midis investitorëve të huaj dhe vendor. Paralajmëroi trajtim korrekt të shtetit për secilin që do të hapë firmë dhe punëson të paktën një anëtar të familjes.

Ajo paralajmëroi se do të sjellin edhe ligj të ri për të falimentuarit, pagë të garantuar për çdo të punësuar jo më të vogël se nëntë mijë denarë, ndarje të drejtë të asistencës sociale, ligj të ri për duhanin me të cilin do të pihet duhani në ato objekte hotelierike të cilat do të paguajnë licencë, ndërsa premtoi edhe dënime më të vogla për 50 për qind.

“Në Maqedoni pesë vjet ka ndaluar koha, është humbur koha, Maqedonia shikon në vendpritjen e NATO-s dhe BE-së pa perspektivë”, shtoi Shekerinska dhe sërish i bëri thirrje liderit të VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski për tv duel.

Lideri i LSDM-së Branko Cërvenkovski tha se kjo qeveri me vite qeveris me kërcënime e kushtëzime. Ai theksoi se njerëzit frigohen të flasin lirshëm midis tyre dhe shtoi se detyrë e tyre do të jetë këto dymbëdhjetë ditë të shkojnë në çdo fshat, në çdo vendbanim, të trokasin në çdo derë, që t’i inkurajojnë.