Dollnen – Demokracia e Re, takimet e fushatës parazgjedhore, mbrëmë i vazhdoi në Komunën e Dollnenit, ku theks të veçantë i është veënë programit ekonomik të DR-së, ku janë nënvizuar projekte konkrete për zhvillimin e bujqësisë, zejtarisë dhe hapjen e vendeve te reja të punës.
Banorët e Komunës së Dollnenit vlerësuan lartë rolin opozitar të DR-së, në mbrojtjen e interesave të prodhuesve të duhanit.
“Interesi i bujkut tonë, interesi i prodhuesve të duhanit, është interesi i Demokracisë së Re. Kush nuk e vlerëson djersën e bujkut, ai nuk ka të drejtë morale të kërkojë votën tuaj. Është dita e 5 qershorit, kur ju do të dënoni qeverinë në ikje për nëpërkëmbjen e dinjitetit dhe djersës tuaj” u tha të pranishmëve kryetari i DR-së, Imer Selmani.
Kryetari i DR-së më tej ka theksuar s’e në njëzet vitet e kaluara dëshmuan s’e qarqet politike maqedonase nuk e dëshirojnë zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndëretnike, sepse nëpërmjet tyre i mbulojnë problemet më të mëdha të sferës ekonomike dhe të papunësisë.
“Shqiptarëve iu nevojiten vende pune, ku do të realizohen profesionalisht, e jo të jenë të paguar për të mos punuar, siç ndodhi me administratorët që marrin paga mujore e nuk punojnë. Ne do të sigurojmë punë për shqiptarët, ne do të dëshmojmë s’e shqiptarët kanë kapacitet për të udëhequr institucionet shtetërore” theksoi Selmani gjatë fjalimit të tij.
Sunday, 22 May 2011 13:58