Lajme Shqip Sunday, 22 May 2011 08:22

Lindau – .

“Apeloj që të gjithë ata, të cilët janë të përfshirë në procesin zgjedhor, t’i respektojnë standardet demokratike të vendit-kandidat për në BE. Zgjedhjet patjetër duhet të jenë garë për Evropën”, ka thënë Ivanov në Lindau të Gjermanisë, ku të shtunën ka marrë pjesë në Samitin e Bashkimit Panevropian.

“Zgjedhjet janë një moment kur të gjitha partitë përpiqen që të fitojnë pjesë sa më të madhe nga trupi zgjedhor dhe ata i shfrytëzojnë të gjitha mundësitë dhe teknikat se si të mobilizojnë sa më shumë simpatizantë zgjedhorë. Është e zakonshme në zgjedhje të ketë retorikë të papërshtatshme, kemi mundësi të shohim shumë emocione, ndonjëherë edhe dalje nga linja që duhet të respektohet. Vazhdimisht dërgoj apel deri te të gjithë aktorët politik se duhet patjetër të jemi konsekuent të standardeve për jetë në demokracinë, e cila ekziston që 20 vjet. Prandaj ata duhet ta kenë parasysh këtë linjë dhe asnjëherë të mos e kalojnë”, ka shtuar presidenti Ivanov.