Lajme Shqip Friday, 20 May 2011 20:26

Shkup – Qendra e Maqedonisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN) në partneritet me Institutin për Demokraci Soicietas Civilis (IDSCS) dhe Institutit të Maqedonisë për Media (IMM) sot në konferencë për shtyp prezantoi platformë të integruar për vëzhgimin e zgjedhjeve, që do të fillojë më 23 maj dhe do të zgjat deri në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Projekti është quajtur “Zgjidhja ime 2011” dhe do të përfshijë ndjekje dhe analizë të ofertës zgjedhore të partive, vëzhgim cilësor të raportimit të mediave, ndjekje të procesit zgjedhor dhe internet vëzhgim.

Me këtë rast, është përpunuar internet faqe përmes së cilës qytetarët do të mund t’i gjejnë të gjitha informatat për zgjedhjet në një vend: programet zgjedhore të partive, listat e kandidatëve, njësitë zgjedhore, komunat dhe vendet zgjedhore, ndjekjen e shkrimeve në media dhe rejtingjet e partive politike. Internet faqja ka qasje interaktive dhe mundëson paraqitje të parregullsive zgjedhore, me çka do të mundësohet që çdo qytetar të kontribuojë ndaj përmirësimit të procesit zgjedhor me informatë të shpejtë.

Do të përpunohen edhe analiza për raportimin e mediave për fushatën edhe në ditën e zgjedhjeve. Do të analizohen edhe tekstet e të gjitha televizive kombëtare, duke përfshirë edhe dy kanalet e servisit publik dhe disa gazetave. Do të ndjeken të gjitha internet publikimet.