Shkup – Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në tubimin e mbrëmshëm parazgjedhor në fshatin e Shkupit, Studeniçan, porositi se rruga e Maqedonisë drejt NATO-s dhe BE-së shkon përmes Ohrit dhe se nuk është mirë të mohohet Marrëveshja e Ohrit.
“Nga të gjitha anët dëgjoj se nuk është bërë asgjë. Unë do të numëroj vetëm disa përfitime të mëdha kombëtare duke filluar nga flamuri, arsimi dhe gjuha dhe do t’i lus oponentët tanë në të ardhmen të mos e teprojnë”, tha Ahmeti.
Ai theksoi se shqiptarët në vitin 2001 e ndryshuan Kushtetutën dhe sistemin kushtetuese të Republikës të Maqedonisë me gjak.
“Për këtë nuk është mirë të mohohet Marrëveshja e Ohrit pas së cilës qëndron gjaku i UÇK-së dhe aleatët tanë më të mëdhenj SHBA dhe NATO dhe BE, sugjeroi Ahmeti dhe pyeti nëse oponentët e tyre i dëgjojnë thirrjet e Brukselit dhe Uashingtonit se rruga drejt NATO-s dhe BE-së kalon nëpër Ohër.
Paraprakisht BDI mbajti tubim edhe në komunat Sopishte dhe Zelenikovë.
Friday, 20 May 2011 11:15