Koçan – Koalicioni “Për një Maqedoni më të mirë”, kryesuar nga VMRO-DPMNE mbrëmë mbajti tubim parazgjedhor në Koçan, në të cilin i prezantoi kandidatët për deputetë nga NJZ 3.
“Si qeveri e përgjegjshme në 4-5 vitet e kaluara të gjithë atë që e premtuam para popullit në programin tonë edhe e realizuam. Në tre vitet e fundit 82 për qind nga ajo që është premtuar është realizuar, ndërsa për 16 për qind të projekteve një pjesë janë filluar dhe gjenden në fazën e realizimit”, theksoi Gruevski duke ju drejtuar banorëve të Koçanit.
Me programin e ri, të cilin e prezantojmë si Manifest, përmendi, Qeveria do të mundësojë marrjen e kredive për sigurimin e banesës asaj kategorie të qytetarëve të cilëve ajo u nevojitet.
“Punuan me përkushtim dhe angazhim vitet e kaluara, ndërsa kështu do të jetë edhe në katër vitet e ardhshme”, e përfundoi fjalimin e tij Gruevski.
Thursday, 19 May 2011 09:42