Lajme Shqip Wednesday, 18 May 2011 15:57

Strugë – Lideri i Demokracisë së Re, Imer Selmani dhe bartësi i listës në njësinë e pestë zgjedhore, Kushtrim Murtishi dje kishin takim me banorët e fshatin Radolishtë të Strugës.

Në takimin ata e prezantuan programin e partisë dhe folën për atë që do ta ndërmarrin nëse janë pjesë e qeverisë së re.

“Në qoftë se jemi pjesë e qeverisë së re të Maqedonisë, në njëqind ditët e para nga qeverisja e saj do ta zgjidhim çështjen për kontestin me emrin me Greqinë fqinje. Do të angazhohemi që të hollat shtetërore të ndahen në mënyrë të barabartë sipas përkatësisë etnike, ndërsa Parlamenti i ri buxhetin ta miratojë sipas parimit të Badenterit, ku pa votat e shqiptarëve dhe të bashkësive tjera etnike nuk do të mund të votohet”, tha Selmani.

Kryetari i Demokracisë së Re nënshkroi marrëveshje për mbështetje të partisë në këto zgjedhje parlamentare me Demir Dalip, lider jozyrtar i egjiptasve.